Fule në Maqedoni më 1 qershor
Eurokomisioneri për zgjerim në Bashkimi Europian, Stefan Fule do të vizitojë Maqedoninë në Samitin e Shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të Evropës Juglindore.

Prania në Samitin, që mbahet më 1 qershor në Ohër, është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit e politikanit të lartë të Brukselit.

Fule pritet t'u drejtohet të pranishmëve dhe të kërkojë prej tyre më fuqishëm të bashkëpunojnë në mundësimin që vendet e tjera të Euvropës Juglindore të bëhen pjesë familjes së përbashkët europiane.

Komisioneri për zgjerim, gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni, do të realizojë takime edhe me krerë të lartë të shtetit dhe poltikës me qëllim nxitjen për vazhdimin e realizimit të reformave para Samitit të Këshillit Evropian të caktuar më 27 qershor në Bruksel, në të cilin shtetet anëtare do të vendosin për vendosjen e datës për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë. /albeu.com/


Shtuar më 18/05/2013, ora 12:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori