Fule kritikon Shkupin: Ende punë për MO-në
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fule gjatë fjalimit para Këshillit Nacional për eurointegrime në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, ka thënë se shumica e prioriteteve për anëtarësim në BE janë duke u përmbushur me sukses dhe ka përparim të dukshëm në pesë pikat e Dialogut mes BE dhe qeverisë së Shkupit.

Por komisioneri europian nuk nguroi të bëjë vërejtjet e tij dhe këto lidheshin me implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

"Për herë të parë pas 10 viteve është bërë një analizë dhe vlerësim më i thellë për Marrëveshjen e Ohrit, por duket se në këtë fushë ka ende punë", u shpreh Fule.

Keni nevojë për sukses ka thënë Fyle duke shtuar se më 10 tetor do të zbulohet raporti i progresit të Maqedonisë: "Ky dokument do të jetë bazë për diskutime ndërmjet vendeve anëtare të BE-së në hapat e mëtejshëm", deklaroi ndër të tjera komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fule. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2012, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori