Fuere: Maqedonasit janë viktima të kësaj krize të thellë
Ervan Fuere
Ish ambasadori evropian në Maqedoni, Ervan Fuere në një shkrim për ngjarjet në Maqedoni ka folur për rrugët që duhen ndjekur drejt zgjidhjes së krizës politike. Ai thotë se Bashkimi Evropian duhet që të bëjë presion te partia në pushtet për t`u zgjidhur kriza politike.

“Përderisa vendi po futet më thellë në krizë, BE-ja duhet që të marr një qëndrim më të fuqishëm për ta detyruar partinë në pushtet që të bart përgjegjësi. Duhet që të jetë e përgatitur për të mundësuar ndërmjetësimin i cili do të jetë më shumë sesa takimet sporadike midis liderëve dhe në secilin hap të kërcënohet me sanksione, nëse nuk respektohet marrëveshja. Partia në pushtet kupton vetëm këtë gjuhë”, thotë Fuere.

Fuere gjithashtu shpreh shqetësimin e tij dhe habinë se pse takimi i liderëve i caktuar për në Vjenë u shty nga ana e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

“Është për të ardhur keq që BE-ja e shtyu takimin e liderëve të caktuar për në BE pa e zëvendësuar me takimin e planifikuar në Maqedoni. BE-ja duhet që urgjentisht të caktoje një takim në nivel të lartë ku do të marrin pjesë liderët politik. Dialogu me shoqërinë qytetare duhet që të jetë pjesë integrale e këtij procesi. Secili vakum në tentimet për ndërmjetësim vetëm kontribuon për betonizimin e vendit në Qeverisë dhe partia në pushtet e cila do të vazhdoje ta shpërndaje makinerinë e saj propaganduese për diskreditimin e protestave qytetare.”, thotë më tej Fuere.

Në fund vendosi theksin te qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët janë viktimë e kësaj krize të thellë politike.

“Zëri i qytetarëve të Maqedonisë nuk mund që të injorohet më. Ata janë viktima të kësaj krize të thellë. Ata meritojnë që të dëgjohen, pas shumë vite frike dhe shkelje të drejtave të tyre nga ana e pushtetit.”, tha në fund Fuere./Albeu.com/
Shtuar më 23/04/2016, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori