Fuere kritikon ngecjen e reformave në drejtësi
Ervan Fuere
Ambasadori i BE-së në Shkup, Evan Fuere ka shfaqur kritika lidhur me ngecjet në procesin e reformave në drejtësi. Nëse nuk tregon vullnet të mirë për drejtësi të pavarur, Maqedonia nuk do të ketë rezultate- theksoi Fuere.

“Reformat kanë filluar, por janë të nevojshme një mori masash dhe konsultash që ligjet të jenë me cilësore. Gjithashtu duam të sigurojmë sistem gjyqësor që do tëj etë plotësisht mbi politikën dhe pa ndikime politike”, deklaroi ambasadori evropian.

Fuere shhtoi ndër të tjera se ky vend duhet të jetë vetëkritik dhe të mësoj nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Fuere ka drejtuar kritika lidhur me funksionimin e Akademisë së re për gjykatës dhe prokurorë. Sipas tij, kjo gjykatë nuk ka qenë efektive dhe se deri tani nuk janë përfshirë në vendet e punës, kuadrot e diplomuara. (albeu.com)
Shtuar më 21/10/2010, ora 17:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori