Fuere: Ka ardhur koha të marrë fund ankthi në Maqedoni
Ish-ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere, u është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë me një porosi të shkurtër për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Fuere shkruan se ”në pesë vitet e kaluara qytetarët e Maqedonisë kanë vuajtur shumë nga një regjim që qeverisë me rregulla të tija dhe konsideron se i vetëm e di se çfarë është më e mira për vendin.

E ka ndryshuar procesin zgjedhor dhe përdorur kërcënimin dhe frikën për të mbetur në pushtet.

Koha për ndryshim dhe për ta kthyer demokracinë dhe sundimin e ligjit është e kaluara e gjatë. Është koha që të merr fund ankthi.” /albeu.com/
Shtuar më 09/12/2016, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori