Fuere: Gruevski po e rrënon Maqedoninë
Ish-ambasadori në Maqedoni Ervan Fuere ka thënë se Gruevski po e rrënon shtetin, pasi janë përgjuar 20.000 qytetarë, duke përfshirë këtu ministra, gjykatës, biznesmenë, gazetarë dhe diplomatë të huaj.

Fuere ka shkruar për “Balkan Insight” se fakti se qeveria po i përgjon ministrat flet për një sistem që po shkon drejt regjimit.

“Kryeministri, Nikolla Gruevski, tentoi që fajin e përgjimeve t`ia lë shërbimeve të huaja sekrete¬ që ai refuzoi ti identifikoj dhe e akuzoi liderin e opozitës Zoran Zaev për puc. Zaevi është i akuzuar për spiunim dhe është marr pasaporta e tij. “, shkruan Fuere.

Fuere thekson se kjo nuk është e para herë që qeveria akuzon opozitën për spiunim dhe këtë gjë e bën kryesisht ndaj atyre që do ti godasë politikisht./albeu.com/
Shtuar më 27/02/2015, ora 23:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori