Fërçkovski: Mandatari shkel Kushtetutën nëse i dorëzon programin Ivanovit
Pedagogu Lubomir Fërçkovski, ka komentuar çështjen e kërkesës së presidentit Gjorge Ivanov për formimin e qeverisë për të dorëzuar plan-programin në të cilën do të jenë të përfshira dy prioritete, ruajtja e unitaritetit të shtetit dhe reforma sistematike të sigurisë nacionale.

Sipas Fërçkovskit, me këto kushte, Ivanov e shkel Kushtetutën e Maqedonisë.

Sipas tij, Ivanov nuk ka të drejtë që të kërkojë plan dhe program për formim të Qeverisë nga ai që do ta merr mandatin.

"Jo vetëm presidenti, por edhe mandatari do ta shkel Kushtetutën nëse shefit të shtetit i dorëzohet plan dhe program për formimin e Qeverisë, pasi që Kushtetua është e qartë. Ivanov s’i ka ato kompetenca", ka thënë Fërçkovski. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori