Nëse VMRO-DPMNE formon qeverinë dhe mbështet prap në pushtet, do ta mbyllë Prokurorinë
Speciale të drejtuar nga Katica Janeva.
Këtë e ka dëshmuar herë pas here me deklaratat e tij ish kryeministrit Nikolla
Gruevski i cili ka theksuar mes tjerash se nuk e mbështet punën e Prokurores
Speciale edhe pse
Gruevski është njëri prej nënshkruesve të Marrëveshjes së Përzhinos.
Kjo mosmbështetje e punës së Prokurorisë
Speciale në opinion komentohet në forma të ndryshme.
Disa thonë se
Gruevski tenton me çdo kusht që ta mbyllë PSP-në, ndërsa profesori Universitar i së drejtës ndërkombëtare dhe ish Ministër i MPB-së, Lubomir
Fërçkovski për Zhurnal thotë se partia në pushtet, VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit nuk ka fuqi reale që ta mbyllë Prokurorinë
Speciale, por kjo është një taktikë e Gruevskit që të bëjnë një pazarë i cili do të lehtësonte procedurën për politikanët e kësaj partie maqedonase.
"Nuk i komentoj qëndrimet e tij. Nuk do të jenë në pozicion ta bëjnë atë që i gjithë sistemi i funskionimit të PSP-së të ndërpritet, dhe mendoj se ata nuk kanë atë fuqi që ta bëjn atë.
Po t'i pyesisht funksionarët e VMRO-DPMNE-së, atë menjëher do ta kishin mbyllur së funksionuari por fatmirësisht nuk janë aq të fuqishëm të bëjnë një gjë të tillë dhe mendoj se me këto presione ato po bëjnë pazar për qasje më të butë kundrejt personave që janë nën hetim të PSP-së", ka deklaruar Lubomir
Fërçkovski për Zhurnal. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2017,
ora 13:41