Fërçkoski: Mijallkovin e kam falur dy herë kur isha ministër!
Ish-Ministri i Brendshëm Ljubomir D. Fërçkoski, ka deklaruar se i vjen keq që në kohën kur ai ishte në funksion, nuk lejoi të ngrihen padi penale ndaj Sasho Mijallkovit, për hir të respektit ndaj atit të tij, Jordan Mijallkov i cili tragjikisht vdiq në një aksident me makinë në Vranjë, Serbi.

"Më kujtohet një rast. Inspektori më sugjeroi se personi Sasho Mijallkov është arrestuar pasi kaq qenë duke drejtuar një veturë xhip, ka hyrë në bar kafen e natës dhe ka qenë pjesëmarrës në një konflikt fizik.

Nuk e njihja, por u njoftova se ishte djali i ministrit të Brendshëm i asaj kohe, Jordan Mijallkov dhe nga respekti për atin e tij nuk lejova të shkruhet padi penale.

Kam edhe një rast tjetër në të cilin i riu Mijallkov kishte shkelur ligjin, por nuk caktova padi. Gjatë qëndrimit tim ministror aq ishin krimet e Sasho Mijallkovit", ka thënë ish-ministri në një deklaratë për televizionin "Telma". /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2016, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori