Kore dhe marshim spektakolar, ultrasit e Romës drejt stadiumit kombëtar (VIDEO)

Tifozët e Romës janë grumbulluar te liqeni. Të shumë janë italianët që kanë zbarkuar në kryeqytetin shqiptar për të mbështetur skuadrën e zemrës në finalen e Conference League.

Ultrasit e parë kanë marrë rrugën drejt “Air Albania”, aty ku pritet të krijojnë një atmosferë të shkëlqyer nga dy tifozeritë.

Ndërkohë, një numër i madh i forcave policore janë në gatishmëri për çdo gjë. Synimi është evitimi i përplasjeve mes tifozëve, sidomos grupimeve ultras.

Organizim, marshim dhe kore pafund nga tifozët e Romës, siç dallohet në video. Ndërkohë, shumë fugonë policie janë parkuar afër stadiumit kombëtar, teksa në çdo cep të Tiranës ka festë.


Shtuar 25.05.2022 18:50