Frikë nga tërmetet, Ministria e Mbrojtjes vendos kampe ushtarake për qytetarët
Ministria e Mbrojtjes i ofroi kapacitetet e kampit ushtarak “Vasko Karangeleski” në Shën Naum të Ohrit, për akomodimin e qytetarëve të shqetësuar nga seria e tërmeteve që e kanë përfshirë qytetin në javët e fundit.

“Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në këtë mënyrë iu përgjigj thirrjeve të qytetarëve të drejtuara deri te ajo përmes rrjeteve sociale, që të hapen dyert e kampit ushtarak, sepse atje qytetarët do të ndiheshin më të sigurt”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Dyert e kampit, theksojnë nga MM, janë të hapura për qytetarët të cilët kanë dëme nga tërmetet dhe kanë nevojë të strehohen në kampin ushtarak derisa situata në Ohër të qetësohet.

Paraqitjet për zhvendosje në kamp mund të paraqiten në numrat e telefonit 070 403 392. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2017, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori