Freskohet moti, vranësira të lehta në mbarë vendin
Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite në pjesët jugore do të ketë vranësira të mëdha dhe kushte për reshje afatshkurtra.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri në 29 gradë. UV = 8

Në Shkup do të mbaj mot me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të bie në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 29 gradë.

Shtuar më 14/07/2020, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori