Moti për ditën e hënë, çfarë do të sjellë e nesërmja

Moti i ditës së nesërme parashikohet të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës në relievet kodrinore malore të zonës së qendrës dhe jugut.

Në orët e mesditës në relievet e larta malore të zonës së jugut do ketë ketë prezencë reshje shiu të dobëta në formë pikash. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do ketë erë me rrahje dhe intensive deri në 15-18m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë./albeu.com


Shtuar 12.09.2021 23:50