Foto e rrallë e Ismet Jasharit-Komandant Kumanovës (FOTO)
Kjo është një foto e vitit 1990 e bërë në Zvicër. Aty është njëri ndër luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova, i rënë në luftë kundër okupatorit serb.

Fotografia daton nga koha kur Ismet Jashari (djathtas), paralelisht me aktivitetin në LPK, ka filluar edhe përgatitjet për luftë.


Në fotografi gjenden edhe kusherinjtë e Ismetit, Shenasi Jashari (majtas) dhe Enver Jashari (me plis në këmbë).

Me emrin e Ismet Jasharit në vitin 2001 u emërua Brigada 113 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që operoi në rajonin e Likovës.

U lind me 16 prill 1967 ne Orizare. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje për ta vazhduar shkollimin e mesëm ne Kumanovë. Si gjimnazist nis te merrem me aktivitet patriotik dhe shpejt bie ne sy te pushtetit te atëhershëm dhe përjashtohet nga bankat shkollore, por Ismet shkollimin do ta vazhdon ne gjimnazin “Skënderbeu” ne Presheve. Gjate kësaj kohe vazhdimisht përcillet nga organet e sigurimit shtetëror, për çka detyrohet qe ne gusht te vitit 1988 te migron ne Zvicër, ku vazhdon veprimtarinë e tij patriotike me shume shokë te tjerë te idealit.

Shtuar më 14/03/2016, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori