Forumi Rinor: Më 29 Tetor vulosim fitoren e Bejtës në Gostivar
Mbrëmë në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Forumi Rinor -FRBDI mbajti mbledhjen e radhës ku i pranishëm ishte edhe Kryetari Nevzat Bejta.

Në mbledhje u analizuan rezultatet e rrethit të parë zgjedhor.

Në fjalimin e tij, kryetari Bejta u shpreh se falë angazhimit të qytetarëve, Forumit Rinor, Forumit të Gruas, Këshillave vendore, degës dhe gjitha strkturave partiake, u arrit që BDI të radhitet si partia e parë nga numri i këshilltarëve komunalë, sikurse kandidati për Kryetar komune.

“Ishte puna e palodhshme e qytetarëve, strukturave tona partiake që rezultoi me një fitore të madhe në Gostivar. Në Këshillin Komunal jemi subjekti politik që siguroi numrin më të madh të këshilltarëve. Me partenerët e koalicionit do ta kemi të lehtë të krijojmë shumicën stabile në këshillin e ardhshëm komunal.

Si parti u radhitëm e para me mbi tetë mijë vota. Si kandidat për Kryetar komune, falë mbështetjes së qytetarëve të Gostivarit fituam mbi 12 mijë vota dhe jemi fitues”, u tha të rinjve Bejta, duke siguruar ata që në raundin e dytë përfundimisht do të vuloset fitorja e 15 tetorit. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori