Formohet Vetëvendosje në Maqedoni?
Pëlqej
Maqedoni mund të formohet një parti që mund të quhet "Vetëvendosje Shqiptare".

Personat që duan të hapin këtë parti të re politike kanë thënë se ata kanë ide krejtëisht të pastra patriotike dhe se nuk kanë lidhje aspak me ide të tilla siç promovoi AK-ja, transmeton Albvizion.

“Nëse duhet të identifikohemi me dikë, për nga tipizimi më shumë na ngjan të identifikohemi me Vetëvendosjen, megjithëse jo në gjithçka, por assesi me ndonjë subjekt turk. Ne do të jemi subjekt absolutisht shqiptar, i krijuar për nevojat tona dhe për mjedisin tonë”, kanë thënë ata.

Këta iniciatorë i kanë thënë medias në fjalë se kanë kontakte me persona të Lëvizjes Vetëvendosje, por se nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme. /albeu.com/

Shtuar më 08/09/2014, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori