Pacienti me maskë oksgjeni ndezi cigare, 1 viktimë dhe 5 të lënduar nga zjarri në spitalin e Covid-it në Selanik

Shkaku i zjarrit që ra mëngjesin e së mërkurës në repartin e Covid-it në spitalin Papanikolaou dhe që rezultoi me vdekjen e një personi, një i intubuar dhe katër të tjerë me plagë djegieje, po hetohet nga departamenti hetimor i Brigadës së Zjarrfikësve.

Sipas dëshmive të pacientëve, raportojnë mediat në vend, diçka si një shpërthim është dëgjuar nga celulari i një pacienti para se të shpërthejë zjarri. Kurse, drejtori i spitalit është shprehur se zjarri me shumë mundësi është vënë nga një pacient me koronavirus.

Sipas tij, fillimisht askush se ka vënë re se çfarë ka bërë pacienti dhe për pasojë zjarri është përhapur me shpejtësi në godinën trekatëshë, ku po trajtoheshin edhe 20 pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus.

Ndërkohë, raportohet po ashtu se shkak për zjarrin mund të jetë bërë edhe një cigare e ndezura nga një pacient.

Më konkretisht, dyshohet se një pacient me koronavirus i cili ishte me maskë oksigjeni ka ndezur një cigare dhe më pas ka rënë zjarri që është përhapur në pjesën tjetër të pavijonit.

Forcat zjarrfikëse kanë ndihmuar në evakuimin e pacientëve dhe personelit mjekësor. 35 pacientët u transportuan në mënyrë të sigurt në zona të tjera të të njëjtit spital ose në të tjera. Sa i përket viktimës, ai u gjet i karbonizuar në katin e dytë të godinës së Klinikës Pulmonare, në pavijonin e Covid-it.