Forcat Speciale bastisin club-in e natës
Pëlqej
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka mësyrë mbrëmë në një prej club-eve të natës në Prishtinë.

Club-i i mësyrë quhet "ZoneClub" ndërkohë që menaxheri i tij mori mikrofonin duke thënë se i duhej të ndërprisnin muzikën për disa momente duke lejuar policinë të kryejë kontrollet pasi dyshohej se aty gjendeshin person me të shkuar kriminale.

Policia ka marrë pronarët e këtij klubi dhe kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit të bashkëpunojmë me ta raporton lajmi.net.

Po ashtu, pjesëmarrësit janë bastisur nga policia në dalje të këtij lokali të natës.
Shtuar më 12/08/2017, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori