Forcat amerikane sulmojnë ushtrinë e Asadit

Dy helikopterë të forcave ajrore amerikane sulmuan pak më parë një pikë kontrolli të ushtrisë së Presidentit Asad në Siri.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, nga sulmi pati një të vrarë dhe një të plagosur nga ushtria siriane, raporton albeu.com.

Mësohet se ngjarja erdhi pasi më herët, pika e kontrollit në veri të Sirisë nuk kishte lejuar kalimin e një patrulle amerikane në zonë.

Pas përplasjes verbale, disa minuta më vonë në zonë erdhën dy helikopterët që qëlluan me raketa ndaj pikës së kontrollit.

Ushtria amerikane patrullon në pjesën veri-lindore të Sirisë duke mbështetur forcat kurde në rajon.

Në të njëjtin territor patrullojnë sëbashku edhe forca turke dhe ato ruse. /albeu.com


Shtuar 17.08.2020 10:38