Fluturimet drejtohen drejt Aeroportit të Prishtinës
Siç është bërë e ditur edhe më parë Aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” edhe sot ka qenë i mbyllur për shkak të mjegullës së dendur, duke anuluar të gjitha fluturimet dhe aterimet e avionëve.

Sipas informacioneve në ueb faqen e Aeroportit, disa fluturime janë drejtuar drejt Aeroportit të Prishtinës.

Aeroporti ishte i mbyllur për fluturime dhe gjatë fundjavës, pasi mjegulla e dendur ka krijuar probleme në komunikacionin tokësor dhe ajror. Ndërsa Kominikimi hekurudhor është zhvilluar normalisht.

Shikueshmëria e ulët prej 20 deri 100 metra ka qënë në Kumanovë-Kriva Pallënkë, Kumanovë-Sveti Nikollë, Tetovë-Shkup, Tetovë –Gostivar, Tetovë –Jazhincë, Tetovë-Kodra e Diellit, Veles-Shtip, Veles –Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2014, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori