Fluksi i refugjatëve nuk ka të ndalur në kufirin greko-maqedonas
Në Gjevgjeli situata paraqitet sërish e tensionuar.

Në këtë qytet kufitar mes Greqisë dhe Maqedonisë kanë vijuar fluket e emigrantëve, por me të vetmin ndryshim se ky fluks tanimë është më pak i tensionuar.

Shumë familje mbajnë rradhë për tu regjistruar tek autoritetet maqedonase dhe për të marrë të drejtën e kalimit në mënyrë të paligjshme në Maqedoni.

Të ndarë në grupe të vegjël, përgjithësisht prej 10 personash, emigrantët kalojnë kufirin nën vëzhgimin e qetë të policëve maqedonas.

Sipas Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (HCR) dje 7000 persona kanë kaluar kufirin nga Greqia në Maqedoni. /Albeu.com/
Shtuar më 08/09/2015, ora 19:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori