Fluks i lartë refugjatësh në Maqedoni (FOTO LAJM)

Përfaqësuesja e UNHCR-së në kampin e refugjatëve në Gjevgjeli, Aleksandra Kraus, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë kanë hyrë nga Greqia mbi 7 mijë refugjatë, të cilët pas pajisjes me dokumentacionin e nevojshëm, në formë të organizuar me tren ose autobusë nisen në kufirin me Serbinë.

Fluksi i emigrantëve rritet, ndërsa zyra e Komisionerit të Lartë për Refugjatët në Kombet e Bashkuara, bën apel edhe për zgjidhje të sigurt akomodimi nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2015, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori