Flet serbi Marko: Nuk mund të gjeja nuse, e bleva një në Shqipëri
Marko Millutinoviq nga fshati Dreznik në Serbi me vite nuk ka mundur të gjejë nuse për të krijuar familje.

Në fund ka vendosur të "blejë" një nuseShqipëri.

Është interesuar te agjencitë për ndërmjetësim një kohë të gjatë, disa herë ka shkuar në Shkodër dhe për këtë shërbim ka paguar 3-4 mijë euro.

Më pas, me ndihmën e kunatës e cila ka pasur familjarë në Shqipëri, e ka njoftuar Manojlën.

Edhe pse ka qenë gati dy dekada më e re prej tij, ata janë martuar dhe tani kanë vajzën trevjeçare Sara dhe janë në pritje të djalit.

"Isha disa herë në Shkodër, i shikoja vajzat por asnjëra nuk më tërhiqte. Kisha 46 vite kur e njoftova Manojlën mirëpo femra që na përkthente i ka thënë se jam 36 vjeçar. Manojla pas tre muajve kur filluam të jetojmë bashkë, në pasaportën time e ka vërejtur se kam lindur në vitin 1966 e jo në vitin 1976".

Ai është shprehur i kënaqur nga Manojla, e cila për tre muaj ka arritur ta mësojë serbishten.

Po ashtu ka thënë dalluar prej serbeve, nuset shqiptare janë më modeste dhe udhëtojnë me autobusë, e jo si serbet që kërkojnë nga burrat të ju blejnë vetura. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2017, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori