Flet Fatime Fetai: Nuk jam shkarkuar e as që kemi mosmarrëveshje me Janevën
Prokurorja Speciale, Fatime Fetai në mënyrë kategorike ka kundërshtuar raportimet që u publikuan sot në disa media maqedonase se ajo do të shkarkohet nga puna nga Prokurorja Speciale Katica Janeva.

Në një prononcim për Zhurnal thotë se ajo nuk është shkarkuar dhe thotë se as që ka ndonjë mos-marrëveshje me kolegë te saj nga zyra e prokurorisë speciale.

"Aspak! Jam në punë si çdo ditë tjetër. Punojmë me energjinë më të madhe. Atyre që nuk iu pëlqen kjo, le të vazhdojnë të shkruajnë "lajme" të tilla. Ditë të mbarë!", ka deklaruar Prokurorja Speciale, Fatime Fetai.

Sipas raportimeve të medieve maqedonase, tensionet brenda prokurorisë kishin filluar kur Fetai ka bërë gati një lëndë me masa të nevojshme hetimi për "një funksionarë shqiptarë" e që do ishte një nga lëndët ndaj një partie që nuk është VMRO-DPMNE. /albeu.com./

Shtuar më 03/03/2017, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori