Flamuri shqiptar në furgonin e policisë së Maqedonisë
Kjo foto është vërtetë e veçantë. Në fotografinë e cila po qarkullon në Facebook dhe që thuhet se është fotografuar në Çair të Shkupit, shihet një furgon i policisë maqedonase me një flamur shqiptar të vendosur në pjesën e përparme.

Në foto vërehet qartë se furgoni i policisë është i parkuar në një pikë karburanti dhe sipas dëshmitarëve të ngjarjes të cilët kanë konfirmuar lajmin për Portalin Albeu, fotoja është bërë në Çair të Shkupit.

Vendosja e flamurit shqiptar në një furgon policie në Maqedoni ka një simbolikë të veçantë sidomos pas zhvillimeve të fundit në lidhje me djegien e flamurit maqedonas në Tiranë dhe më pas djegien edhe të disa flamujve shqiptarë në autostradën Tetovë-Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2012, ora 23:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori