Flamuri serb në Kumanovë, distancohet Damjanovski
Kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski ka përgënjeshtruar vendosjen e flamurit serb në një nga objektet kryesore të komunës që udhëheq ai, njofton Zhurnal.

Sipas tij, askush nuk mund të vendos flamurin serb para objektit të komunës, pasi një gjë e tillë nuk ka as bazë ligjore.

"Deri në ora 16, ditë e premte kam qenë në komunë dhe nuk ka pasur diçka të tillë sepse askush nuk mund ta vendos flamurin e Serbisë para objektit të komunës për shkak për një gjë të tillë nuk ka asnjë bazë ligjore.

Brenda këtyre dy ditëve të vikendit nuk e di nëse ka ndodhur diçka e tillë dhe nuk besoj por në qoftë se dikush ka vepruar në atë mënyrë atëherë do të ketë sanksione, sipas ligjit”, tha kreu i Kumanovës Damjanovski. Ai tha se do të kontaktojë edhe me personat kompetentë dhe në qoftë se ato ma konfirmojnë që flamuri serb është vendosur para komunës së Kumanovës, “atëherë me siguri do të marrim masa që personat përgjegjës të ndëshkohen”.

“Ndërsa, në qoftë se është vendosur jashtë objektit të komunës ku Shoqatat serbe kanë festuar për festat e tyre, atëherë ajo është e drejtë e tyre”, shtoi më tej Damjanovski.

Flamuri serb u tha se kishte qëndruar dy ditë me radhë në objektin në fjalë, për t’u hequr më pas gjatë ditës së djeshme.

Ndërkohë, fill pas kësaj kanë reaguar këshilltarët shqiptarë që bëjnë pjesë në Këshillin komunal të komunës.

Zija Saiti nga BDI me të marrë lajmin ka shkuar në objektin e komunës me çka është vërtetuar se flamuri është shmangur. “Me vendim të këshillit komunal të komunës nuk është vendosur flamur aty. Nuk e kam ide se nga paska ardhur ai flamur aty. Është e vërtetë që kanë pasur festë serbët, mirëpo ky nuk është shkas për vendosjen e flamurit serb”, tha këshilltari nga radhët e BDI-së Zija Saiti.

Ka reaguar edhe deputeti i DPSH-së Halil Kurtishi duke kërkuar që të hiqet ky flamur në pjesën qendrore të objektit të kuvendit komunal, duke shtuar se është një shenjë e përbuzjes nga ana e kryetarit të Kumanovës. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2012, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori