Fituesi i zgjedhjeve në Maqedoni të zgjidhë emrin
Ndarja territoriale e Maqedonisë
Analisti amerikan në Uashington, Janush Bugajski, deklaroi se fituesi i zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoni, duhet ta mbyllë çështjen e emrit.

Bugajski në një intervistë për televizionin shtetëror MTV në Maqedoni theksoi se administrata amerikane do të dëshironte të ketë një zgjidhje përfundimtare të kontestit të emrit, që po bllokon integrimin euroatlantik të këtij vendi.

Bugajski vlerëson se faktorët e brendshëm janë ato që mund të shkaktojnë destabilizimin e Maqedonisë dhe jo Greqia.

“Popullata shqiptare në Maqedoni mund të frustrohet gjatë kohës për shkak se vendi nuk po hyn në NATO. Mundet që shqiptarët të tërhiqen nga institucionet dhe të ketë hapa të tjerë që do ta destabilizojnë vendin. Do të përsëris se kjo nuk do të jetë nga faktorët e jashtëm, por nga faktorët e brendshëm”, deklaroi Bugajski.

Drejtori i Institutit amerikan për Krijimin e Politikave dhe Mendimit Publik, Janush Bugajski, mendon se diskutimet për çështjen e emrit nuk duhet të udhëhiqen para opinionit, por pas dyerve të mbyllura.

“Ashtu siç kam kuptuar takimi midis kryeministrit Gruevski dhe nënpresidentit Bajden dhe sekretares Klinton ka qenë shumë i suksesshëm. E shoh se Qeveria jonë dhe administrate dëshiron të shoh një kompromis. Pala maqedonase mund të bëjë një kompromis në kualifikimin e emrit me termin ‘Shkupi’. Kjo do të ishte më pozitive”- theksoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2011, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori