Fitore e dyfishtë për VMRO, fiton edhe Ivanovi
Partia VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit ka korrur një fitore të dyfishtë në zgjedhjet e djeshme.

Përveç fitores së partisë, një fitore të thellë ka shënuar edhe kandidati i saj Gjorgje Ivanov.

Ai ka grumbulluar 534.154 vota ose 55,25%, ndërsa kundër kandidati Pendarovski ka arritur të marrë 398.008 vota ose 47.17 %.

BDI që në fillim kishte njoftuar se do ti bojkotonte zgjedhjet presidenciale, me ç'rast shumë shqiptarë nuk votuan për presidentin.

Portali Albeu ka qenë media e vetme në gjuhën shqipe në rajon që ka pasqyruar procesin e numërimit të votave me një ekran të veçantë në kohë reale. Këtu mund të shihen të gjitha statistikat e zgjedhjeve sipas njësive dhe partive në mënyrë grafike! /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2014, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori