Fitoi Gostivarin, sa vota mori Arben Taravari kundrejt Nevzat Bejtës
Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët ka fituar në garën për Gostivarin kundrejt Nevzat bejtes me një diferencë prej 965 votash.

Arben Taravari nga ASH arriti të sigurë 16.920 vota kundrejt 15.955 votave të Nevzat Bejtës, njofton albeu.com.

Më herët, Taravari nga Aleanca për Shqiptarët ka shpallur fitoren ndaj Nevzat Bejtës të BDI-së.

”I falemnderoj të gjithë qytetarët që qëndruan pas meje. Gostivari nuk do të ketë shantazhime dhe presione. I gjithë aparati shtetëror u mund. I kemi fitu Bogovinën, Zhelinën, Vrapçishtin. Aparati shtetëror ishte në shërbim të krimit. Shumë shpejtë vijnë zgjedhjet parlamentare”, u shpreh Taravari. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2017, ora 22:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori