Fitim Lladrovci mbetet në burg
Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes së të pandehurit F.Ll., kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 02.01.2015.

F. Ll dyshohet se ka kryer veprën penale ”organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, shkruan Express.

Kolegji Penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, vlerëson se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale të lartpërmendur, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tij, ngaqë ekzistojnë rrethana të cilat më të drejtë justifikojnë frikën se ai do të mund të ikë apo të arratiset, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale./albeu.com/


Shtuar më 06/01/2015, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori