‘Fitch’ ndryshon vlerësimin financiar të Maqedonisë në pozitiv
Agjencia ‘Fitch’ informoi se ka përmirësuar vlerësimin e Maqedonisë nga negativja në pozitive, njëkohësisht duke konfirmuar rejtingun kreditor BB.

Në përmirësimin e vlerësimit ka ndikuar stabilizimi politik dhe përmirësimi i marrëdhënieve kyçe ndërkombëtare, ndërsa në veçanti janë përmendur Plani 3-6-9 i Qeverisë, rezultatet e zgjedhjeve lokale di konfirmim i mandatit për reforma dhe aktivitetet e PSP-së rreth bisedave të përgjuara. Më tej, nga ‘Fitch’ thonë se sinjalet diplomatike rreth zgjidhjes së çështjes së emrit janë pozitive dhe pritet rekomandim pozitiv nga KE-ja dhe fillimin e negociatave gjatë vitit 2018.

Rivlerësimi në pozitive, poashtu i reflekton vlerat e deficitit buxhetor që në vitin 2017">2017 ka qenë 2,7% nga BPV-ja, përkundër deficitit që në ribalansin e buxhetit ishte vlerësuar të jetë 2,9%. Sipas vlerësimeve të ‘Fitch’, në vitin 2017">2017, borxhi shtetëror arrin 39,2% nga BPV, ndërsa borxhi publik është 47,4% nga BPV, që përfaqëson uljen e parë vjetore të borxhit publik, pas rritjes së vazhdueshme 9-vjetore prej 23% nga BPV në vitin 2008.


Shtuar më 03/02/2018, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori