Firma greke DEI do të ndërtojë hidrocentralin e ri në Maqedoni
Investimet në projektet zhvillimore në Maqedoni do të jetë prioritet i kompanisë greke DEI.
Kompania shtetërore greke për elektrodistribuim DEI, deklaroi se ka si prioritet për vitin 2014">2014 ndërtimin e hidrocentralit të ri në Maqedoni, si dhe pjesëmarrja në punë në hidrocentralin ekzistues.

Drejtori i DEI-t, Artur Zervos ka paralajmëruar interesin për këtë projekt në konferencën "Investim në energji 2014">2014" që mbahet në kryeqytetin e Greqisë.

Artur Zavos theksoi se në vitin 2014">2014 do të vendoset theks në ekspansionin strategjik të kompanisë jashtë vendit.
Në këtë kontekst, do të fillojnë të punojnë dy filiale të DEI-t në Bullgari dhe Turqi, të cilat do të merren me tregti me energji elektrike.

DEI do të marrë pjesë në një tender të Qeverisë së Maqedonisë për projektim, financim, ndërtim, menaxhim dhe mirëmbajtje të hidrocentraleve të reja, ka informoi drejtori i DEI-t Artur Zavos. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2014, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori