Finlanda e kënaqur me të arriturat e Maqedonisë
Finlanda
Qeveria e Finlandës e ka lavdëruar Maqedoninë për reformat e deritashme të nevojshme për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njofton Zhurnal.

"Maqedonia ka bërë punë të mirë për të përmbushur kriteret e anëtarësimit dhe ka bërë përparim në reformat," tha Ministri i Jashtëm Erki Tuomioja në një konferencë shtypi të mbajtur së bashku me zv-kryeministren e Maqedonisë për integrime evropiane, Teuta Arifi, shkruajnë mediat finlandeze.

Ministri finlandez tha se Finlanda është në mesin e atyre vendeve që e mbështesin zgjerimin e BE-së. Ai tha se zgjerimi rrit stabilitetin në Evropë.

« Sipas pikëpamjeve të Finlandës, të gjitha vendet kandidate duhet të jenë në gjendje të vazhdojë me procesin e afrimit të tyre në BE, në përputhje me arritjet e tyre. Negociatat e pranimit me vendet kandidate do të sjellë harmonizimin e legjislacionit dhe procedurave administrative në mënyrë që ato të korrespondojnë me kërkesat e Bashkimit Evropian, » ka deklaruar Tuomioja.

Shtuar më 02/11/2011, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori