“Mbyllur nga Ramavirusi”, një tjetër biznes ul qepenin në Vlorë

Vazhdon akoma mbyllja e bizneseve për shkak të falimentit nga COVID-19.

Këtë herë e ka pasur radhën një biznes në Vlorë, i cili ka mbyllur qepenin për shkak të humbjes së thellë në 3 muaj-izolim.

Në qepenin e dyqanit është vënë një letër ku shkruhet se biznesi ëhstë mbyllur nga Ramavirusi, duke akuzuar kështu kryeministrin.

Vetë Edi Rama ka marrë shpesh akuza nga opozita se ka shkaktuar një dëm të madh në ekonominë e vendit dhe sidomos në bizneset e vogla të cilat, sipas PD-së janë sulmuar, u janë shtuar gjobat dhe u janë rritur ndjeshëm taksat.

kujtojmë këtu se Jorida Tabaku u shpreh pak kohë më parë se Ramavirusi po vriste bizneset. /albeu.com/


Shtuar 9.06.2020 09:15