Financial Times: Janeva, femra qe tronditi elitën politike në Maqedoni
Katica Janeva
Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva në një artikull nga revista prestigjioze angleze “Financial Times” është quajtur si ''Femra luftarake nga një vend i vogël që tronditi elitën politikeMaqedoni'', shkruan Zhurnal.

Me këtë titull revista potencon se Prokuroria speciale në punën e saj përballet me shumë probleme dhe sfida e vecanërisht për gjetjen e dëshmitarëve.

"Ajo punë mund të bëhet akoma më e vështirë kur Kosta Kërpac si dëshmitar kishte vdekur pasi që ishte qëlluar me plumba në gjoks", shkruhet në artikullin e revistës.

Të njëjtët e përshkruajnë kryeprokuroren speciale si një femër që ka tronditur elitën politike në një vend të korruptuar si dhe ikonë e protestave gjatë krizës politike./Albeu.com/
Shtuar më 30/04/2016, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori