Filluan konsultimet për qeveri të unitetit kombëtar
Kryeministri grek Jorgos Papandreu filloi me konsultime me qëllim formimin te qeverisë të unitetit kombëtar, lajmëroi Skaj njuz.

Në Athinë filloi seanca e jashtëzakonshme e Qeverisë greke në të cilën do të shqyrtohen mënyra të ndryshme për aksione të ardhshme, kumton media. Sipas informatave formimi i qeverisë i unitetit kombëtar do ta mundësojë mos zbatimin e referendumit paraprakisht kumtuar nga Papandreu për programin për ndihmë të shtetit, shkruan Alsat.

Mediat perëndimore duke iu referuar deklaratave të përfaqësuesve të PASOK-ut, lajmërojnë se deputetët socialist grek përgatitin propozim për qeverinë koalicionare të cilën do ta kryesonte ish kryetari i Bankës Qendrore Evropiane Lukas Papademos.
Shtuar më 03/11/2011, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori