Fillon shqyrtimi i amendamenteve të BDI-së
Ka filluar para pak minutash seanca e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, ku janë në pritje të shqyrtimit mbi 15 mijë amendamentet e Grupit Parlamentar të BDI-së. Është hedhur tashmë në shqyrtim amendamenti i parë i kësaj partie, dhe i pari që ka marrë fjalën është koordinatori i GP-së, Talat Xhaferi, njofton Zhurnal.

Fjalimet e deputetëve janë kufizuar javën e kaluar me anë të mbivotimit nga ana e deputetëve maqedonas, gjë që pritet të shkurtojë deri diku kohën e shqyrtimit dhe miratimit të amendamenteve.

Partitë maqedonase kanë paralajmëruar se nuk do të mbështesin amendamentet që parashohin përfshirjen e zgjidhjes së çështjes së ish-ushtarëve të UÇK-së. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2012, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori