Fillon seanca për shkarkimin e Janevas
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën për shkarkimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva, e dyshuar për përfshirje në rastinReket”. Seanca vjen vetëm një ditë përpara skadimit të mandatit të saj të paraparë me ligjin e Prokurorisë Speciale. Seanca pritet të fillojë në orën 13:00.

Në seancën plenare nuk do të debatohet për raportin e Këshillit të Prokurorëve Publik, por vetëm për propozimin për shkarkimin e Janevës. Vendimi merret me dy të tretat e votave dhe me votim sipas parimit të Badenterit, përcjellë INA.

Pasi të miratohet në Kuvend , propozimi kthehet në Këshillin e Prokurorëve Publikë, i cili do të duhet të merr vendimin përfundimtar. Në materialet e Kuvendit lidhur me shkarkimin e Janevës është dhënë pëlqimi edhe nga katër partitë më të mëdha politike LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe ASH. Janeva aktualisht gjendet në Shutkë si e treta e dyshuar në rastinReket”.
Shtuar më 14/09/2019, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori