Fillon seanca e Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime
Ka filluar seanca e Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime ku pritet të vendoset për zgjedhjen e kryetarit të këtij komisioni.

Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, por është vërtetuar vetëm numri i anëtarëve që do të përfaqësojnë partitë politike në komisionin në fjalë.

Përmbyllja e kësaj çështje është parakusht për të vazhduar seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare, seancë që filloi më 30 dhjetor të vitit të kaluar. /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2017, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori