Dhurata e Busquets për trajnerin Setien para se të vinte në “Camp Nou”

Sergio Busquets i kishte bërë një dhuratë trajnerit të ri të Barcelonës, Quique Setien.

Barcelona ishte mposhtur nga Real Betis në Camp Nou me rezultat 3-4 më 11 nëntor të vitit 2018.

Ne ate kohe, Quique Setien ishte trajner i Betisit, por nga e hëna mbrëma është strateg i ri i Barcelonës.

Pas duelit të atëhershëm, Setien kishte pranuar një dhuratë nga mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, shkruan “Mundo Deportivo”.

“Për Quique në shenjë admirimi për mënyrën si e sheh futbollin. Një përqafim”, kishte shkruar Busquets në fanellën e tij që i kishte bërë dhuratë Setienit.

Setien, trajner i ri i Barcelonës po ashtu ka shfaqur admirimin e tij për stilin e lojës së Busquetsit.


Shtuar 14.01.2020 09:29