Fillon regjistrimi i popullsisë në Maqedoni
Ka filluar regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, ku të gjithë qytetarët do të duhet që prej sot deri më 15 tetor të shfrytëzojnë të drejtën e regjistrimit të tyre.
Mbi 18 mijë regjistrues, instruktor dhe anëtarë të komisioneve, një pjesë e të cilëve nga administrata publike, si dhe të papunësuar, do të regjistrojnë qytetarët, amvisëritë dhe banesat.

Ata do të vizitojnë shtëpitë e qytetarëve prej orës 8 deri në ora 20.00, duke kryer regjistrimin e çdo familjeje.

Qytetarët kërkojnë të ketë më shumë informacione dhe detaje lidhur mbi regjistrimin. Ndërkohë që Vesna Janevska ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetares së komisionit shtetëror për regjistrim për shkak siç tha ajo, të pamundësisë për të kryer detyrën në përputhje me ligjin.

Ajo në veçanti adresoi kritika ndaj anëtarëve shqiptarë dhe turq të KSHR të cilët sipas saj nuk i kanë mundësuar hapësirë minimale të veprimit. Janevska madje ka shprehur dyshime për manipulim të mundshëm të regjistrimit./albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori