Fillon nisma "Ushqe 1000" në Shkup, ushqime falas për të pastrehët e të varfërit
Sot në Shkup fillon aksioni për dhurim të ushqimit "Ushqe 1000">1000" me rastin e 17 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare për Luftë kundër Varfërisë.

Nga ora 10 deri në 19 do të vendosen stenda në sheshin Maqedonia, para Skopje siti moll afër Plej kafe, para Veros në Aerodrom, para Shtëpisë së ndërtuesve dhe para Tineksit në Gjorçe Petrov.

Në stendat do t'i dhurohet ushqim të pastrehëve dhe të gjitha familjeve të varfra.

Organizatorë të ngjarjes janë nisma civile “Lëviz gishtin”, “Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit”, organizata “Eja Maqedoni”, Shoqata e qytetarëve për ndihmë të të pastrehëve dhe familjeve të rrezikuara “Mirësi”, Lidhja e vëzhguesve dhe organizata “ADRA”. /albeu.com/

Shtuar më 17/10/2017, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori