Fillon nisma kundër xeheroreve në Bosileva
Nisma qytetare kundër xeheroreve në Vallandovë, Gjevgjeli, Bogdanci e Dojran tashmë është transferuar në rajonin e Strumicës.

Në komunën e Bosilevës tashmë ka një nismë të banorëve për një referendum kundër ndërtimit të xeherores për ar dhe bakër mbi fshatrat Ilovicë dhe Shtukë.

Qytetarët do të duhet që të mbledhin mjaft nënshkrime për të kërkuar nga Këshilli komunal që të shpallet referendumi.

Në Ilovicë janë konstatuar 237 milionë ton burime dhe 225 milionë ton xehe, ku thuhet se 70 tonë janë ar, kurse 410 mijë ton, janë bakër. Gërmimet duhet të bëhen në 23 vitet që vijnë ku duhet të punësohen rreth 400 persona.

Sipas Euromaks Resources, përfitimi vjetor do të ishte 300 milionë $, kurse i tërë investimi do të kushtonte 500 milionë $. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2017, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori