Fillon kampi i nxënësve përballë MASH
Plenumi i nxënësve të shkollavemesme njofton se sot do të bëjnë kamping në parkun përballë Ministrisë së arsimit dhe shkencave (MASH). Nxënësit paralajmëruan se do të vendosin kamp në Parkun e gazetarëve dhe do të presin në bisedime t'i ftojë ministri Ademi.

Nxënësit pohojnë se nuk kanë ndërmend që t'i ndërpresin aktivitetet e tyre derisa të ketë takim me ministrin. Këtë synim ata e njoftuan edhe në protestat masive të enjten ku mbështetje morën edhe nga Plenumi studentor.

Sipas statistikës së Plenumit të nxënësve të shkollavemesme, mbi 18 nxënës të shkollavemesme janë duke bojkotuar procesin mësimor në vend. Ata kërkojnë kthimin e konceptit të vjetër të dhënies së maturës shtetërore dhe anulimin e testimit ekstern. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2015, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori