Zëvendëskryeministri Bujar
Osmani përshëndeti përpjekjet e Kosovës për përfundimin e
autostradës prej 55 kilometrave që çon drejt vendkalimit kufitar Bllacë me Maqedoninë dhe njoftoi se kanë filluar punët përgatitore për projektimin dhe realizimin edhe të pjesës tonë të
autostradës, nga Shkupi drejtë VK Bllacë në një gjatësi prej 13 kilometrash.
Në video-fjalimin nga autostrada në ndërtim në Kosovë, afër Grykës së Kaçanikut ,
Osmani tha se si zëvendëskryeministër e udhëheq grupin ministror të angazhuar nga Qeveria për realizimin e këtij projekti. “Sekretariati për Çështje Evropiane tashmë ka siguruar 1.3 milion
euro për projektimin dhe studimin e terrenit për realizimin e pjesës tonë të
autostradës dhe grupet teknike janë tashmë në terren. Për këtë projekt strategjik shumë është folur në të kaluarën, por për arsye të ndryshme, duke përfshirë edhe ato politike, disi u vendos në harresë”, dekalroi
Osmani.
Zëvendëskryeministri theksoi se autostradat janë arterie të rëndësishme për zhvillimin e një shteti, por kur lidhen dy shtete fqinje bëhen, tha edhe ura e miqësisë mes njerëzve. Vitin e kaluar në VK Bllacë, tha
Osmani, kanë kaluar 2.7 milionë automjete në të dy drejtimet, Maqedonia në Kosovë ka eksportuar mallra me vlerë prej 190 milionë
euro, kurse ka importuar mallra me vlerë prej 40 milionë
euro. “Kjo flet për suficit të konsiderueshme në favorin tonë.
Nëse këtyre numrave i shtojmë 30 milionë
euro për qind shpenzime të shtetasve të Kosovës në nivel vjetor në Maqedoni për shërbime shëndetësore, kjo gjithashtu flet për ndikimin e kësaj autostrade në ekonominë e Republikës së Maqedonisë”, tha
Osmani. Ai theksoi se edhe eksporti nga Maqedonia në Kosovë, i cili në vitin 2011 ka arritur 420 milion
euro, tani është përgjysmuar dyfish për shkak të ndërtimit të
autostradës Prishtinë-Tiranë.
Shtuar më 13/05/2018,
ora 18:33