Shqiptarët të fiksuar pas dasmave, gjoba të majme pronarëve të lokaleve

Policia ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë një pronar të lokalit në fshatin Sallmone, Shijak si dhe në rrugën Berat-Uznovë, dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe një 45-vjecar, i cili prishi qetësinë publike duke vendosur muzikë në banesën e tij.

Njoftimi i policisë:

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, pronarin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu procedohet penalisht një 45-vjeçar, për veprën penale “Prishja e qetësisë Publike”. Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Sallmone, Shijak, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin Sh.Ç., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, proceduan penalisht shtetasin H.J., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në orët e vona të natës ka vendosur muzikë të lartë në banesën e tij, duke prishur qetësinë publike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Berat. Policia e Beratit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën Berat-Uznovë, dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve V.S dhe E.A masë administrative 1.000.000 lekë secilit.

Drejtoria Vendore e Polcisië Berat apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Shtuar 9.08.2020 09:36