Asllani te Interi, presidenti i Empolit: Emocion ta shikoj të luajë në Champions

Kristian Asllani nuk do të luajë te Empoli, pasi pritet vetëm zyrtarizimi për t’u konsideruar një lojtar I Interit. Një hap shumë I rëndësishëm për karrerën e mesfushorit të kombëtares shqipare, paraqitjet e të cilit me skuadrën e Empolit tërhoqën vëmendjen e skuadrave të mëdha, me zikëltërtit që ia dolën të sigurojnë shërbimet e tij.

Ish-presidenti i tij, Fabrizio Corsi ka treguar për takimin me babain e mesfushorit, që ka kaluar gjithë karrierën e tij tek Empoli, pasi ka luajtur me skuadrat e të rinjve të klubit toskan që nga mosha 8 vjeçare.

“Pak ditë më parë takova babain e Asllanit. Ishte shumë i lumtur, por edhe i vinte keq që largohej nga realiteti ynë, ku bënte pjesë që 8 vjeç. U ndamë me emocion.

Tani Kristjan duhet të tregojë se është i denjë për Interin. Do të jetë një emocion i madh ta shoh të luajë në Champions League. Më kujtohet babai im që solli Benito Lorenzi tek Empoli dhe më pas e çoi tek Interi”, ka thënë presidenti i Empolit. /h.ll/albeu.com


Shtuar 25.06.2022 13:15