Horoskopi 29 dhjetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Kjo ditë do jetë e bekuar sidomos për sektorin familjar dhe atë sentimental. Çastet e lumtura do jenë të njëpasnjëshme. Ju që keni një lidhje do përgatisni të dy surpriza të njëpasnjëshme për njeri-tjetrin dhe çdo çast do jetë fantastik. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që personat t’iu duken interesantë dhe të qeshur. Në punë Dielli dhe Hëna do ju bëjë më të vendosur dhe më largpamës. Do fitoni simpatinë e shefave dhe do arrini shumë lart. Në planin financiar do i keni në dorë të gjitha armët për ta mbajtur situatën nën kontroll.

Demi

Gjatë kësaj dite do keni goxha vështirësi në çdo fushë dhe nuk do arrini lehtësisht qëllimet. Duhet të mundoheni me çdo lloj mënyre që të ruani qetësinë në jetën tuaj në çift sepse mund t’iu duhet të përballeni edhe me disa të afërm për ta mbrojtur atë që doni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe që mund t’iu lëndojnë vetëm e vetëm që ta ndryshoni statusin. Në punë vetëm po u treguat të përgjegjshëm dhe po nuk u nxituat mund t’ia dilni mbanë. Financat do jenë interesante dhe optimiste. Për fat të mire do mund t’i shlyeni edhe borxhet.

Binjakët

Çdo gjë do jetë e mundur për ju gjatë kësaj dite. Do jeni shumë pozitivë dhe mund të tentoni gjithçka. Nëse keni një lidhje do i shprehni më tepër ndjenjat dhe do jeni bashkëpunues gjithë kohës. Mes jush dhe atij që keni në krah nuk do ketë aspak debate. Ju beqarët do jeni të vendosur të mos lini t’iu ikë nga duart asnjë mundësi dhe do i shprehni më tepër ndjenjat. Në punë do avanconi me projektet që keni nisur. Nuk do druheni as të trokisni në disa dyer për të marrë atë që dëshironi. Financat do i menaxhoni me më shumë kujdes kështu që gjendja do mbetet e kënaqshme.

Gaforrja

Ju jeni kureshtarë nga natyra, por ditët e fundit keni qenë disi të shpërqendruar. Kujdes sepse duke dashur të bëni shumë gjëra nuk do bëni asgjë. Ju që jeni në një lidhje ka rrezik të keni një ditë rutine dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Bëni të pamundurën të ndryshoni këtë pa filluar problemet e mëdha. Ju beqarët nga ana tjetër do dini si të joshni dhe do arrini më në fund ta ndryshoni statusin tuaj. Në punë disa bashkëpunëtorë do ju provokojnë dhe do ju shtyjnë të tregoheni më guximtarë e më të kujdesshëm me çdo hap që do hidhni. Perspektivat për financat nuk do jenë shumë të mira. Ndihmojini edhe pak të afërmit apo miqtë e ngushtë.

Luani

Nëse nuk tregoheni të sinqertë keni për të pasur shumë probleme gjatë kësaj dite. Do keni mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe në disa momente do ndiheni keq. Më mirë qëndroni pak kohë larg njeri-tjetrit dhe reflektoni qetësisht. Nëse jeni ende beqarë do bëni mire t’i merrni gjërat si t’iu vijnë sot. Në këtë mënyrë do dilni edhe më të fituar. Në punë dyfishojeni maturinë dhe dëgjojini përherë ato që do ju thonë shefat. Vetëm ashtu do arrini më të mirën. Në planin financiar tregohuni realistë dhe mos bëni shpenzime të çmendura sepse do futeni në probleme shumë serioze.

Virgjëresha

Në përgjithësi dita e sotme nuk do jetë e keqe, por nuk do përjetoni ndonjë emocione të veçantë. Herë pas here do vendosni t’ia lini gjithçka kohës. Rutina do mbizotërojë ne jetën tuaj në çift dhe në disa momente edhe mund të mërziteni. Flisni me partnerin dhe mundohuni të bëni ndonjë ndryshim. Nëse jeni beqarë do favorizoheni më shumë dhe mund të keni ndryshime drastike të statusit. Në punë do gjeni kolegë të përshtatshëm me të cilët do jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe do mbështesni njëri-tjetrin. Për financat nuk do keni për çfarë të qaheni pasi gjendja ka për të qene e shkëlqyer në çdo moment.

Peshorja

Dite përgjithësisht pozitive do jetë kjo e sotmja. Do keni imagjinatë të zhvilluar dhe do iu jepni shumë ngrohtësi personave të zemrës. Nëse jeni në një lidhje do flisni dhe do dashuroheni qetësisht me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë edhe me statusin që keni, prandaj nuk do kërkoni asgjë tjetër me ngulm. Në punë, nëse merreni me tregti keni për të arritur lart e më lart. Venusi do ju bëjë edhe më të hapur ndaj risive edhe më këmbëngulës. Perspektivat financiare do jenë të mira. Përfitoni nga kjo për të shlyer disa borxhe që keni marrë më herët.

Akrepi

Sot duhet të mendoheni e të reflektoni gjerë e gjatë para se të hidhni hapa sepse në të kundërt mund të gaboni e mund të vuani. Për ju që keni një lidhje nuk do jetë ditë e mirë kjo e sotmja. Do jeni shume striktë dhe shumë xhelozë ndaj partnerit prandaj për asnjë çast nuk do mbizotërojë qetësia. Ju beqarët do jeni në humor të mire dhe gati për të bërë edhe çmenduri të vogla. Për ta e rëndësishme është të mos jene vetëm. Në punë do e bëni çdo gjë me përtesë, por për fat do keni disa të kolegë që do ju nxisin herë pas here. Buxheti më në fund do ekuilibrohet disi. Kjo do mundësojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do i shprehni edhe më shumë ndjenjat dhe do jeni më në formë. Dielli do ju ngrohë zemrat dhe do i shprehni me tepër mendimet. Për ju që keni një lidhje do jetë një dite me shumë fat. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni dhe mund të pranoni të hidhni edhe hapa më tej. Mbrëmja do jetë më emocionuese. Nëse jeni beqarë do afroheni akoma më shumë me disa persona të njohur rishtazi. Lidhja juaj mund të thellohet edhe më tepër sesa e kishit menduar. Në punë do i merrni gjërat shtruar dhe pak nga pak do arrini atje ku keni dashur. Në planin financiar gjendja do vijë gjithnjë duke u përmirësuar.

Bricjapi

Do jeni shume të qeshur sot dhe do e merrni çdo gjë me optimizëm. Vendosmëria dhe organizimi do jenë dy pika të forta. Për të dashuruarit do jetë ditë e qetë, pa probleme, por edhe pa pasion të madh. Bëni ato që do ndjeni dhe mos mendoni aspak për të ardhmen e largët. Ju beqarët nuk do ndiheni mirë me personat që do takoni dhe do preferoni të qëndroni vetëm edhe për disa kohë. Në punë keni për të marrë një përgjigje pozitive për një kërkesë të bërë dhe do ndiheni shkëlqyeshëm. Në planin financiar do kaloni një ditë goxha të vështirë. Kërkoni ndihmë nga familjarët ose miqtë e ngushtë sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.

Ujori

Sot nuk do jeni shumë të duruar dhe ndonjëherë do flisni para se të mendoni. Nuk do jeni diplomatë si më parë. Ju që keni një lidhje nuk do bëni aspak lëshime ndaj partnerit tuaj dhe kjo mund të ndezë herë pas here debate me të. Nëse nuk ndryshoni sjellje keni për të pasur akoma më shumë probleme. Ju beqarët duhet të mendoheni disa here para se të veproni sepse bëhet fjalë për jetën tuaj. Në punë do keni nevojë për mbështetje për ta çuar deri në fund një diçka të nisur, përndryshe do dorëzoheni menjëherë. Për financat ka për të qenë një ditë tejet delikate dhe me tronditje të njëpasnjëshme.

Peshqit

Ditë e animuar dhe energjike do jetë kjo e sotmja. Do doni të lëvizni gjithë kohës, të vizitoni vende të reja dhe të mos bini në melankoli. Ju të dashuruarit do futeni në një fazë tjetër dhe do ndiheni shumë më mire pranë atij që keni në zemër. Arsyetimi dhe maturia gjithmonë ju çojnë në rrugën e duhur. Nëse jeni beqarë më mirë të qëndroni edhe pak kohë vetëm sepse njëherë për njëherë nuk priten mundësi të kënaqshme. Në punë do bëni çdo përpjekje për të përmbushur objektivat që i keni vënë vetes. Të ardhurat për fat të mire do shtohen dhe do bëni edhe disa investime.