Ministri i Shëndetësisë Venko
Filipçe, sot në konferencë për shtyp informoi se
Komisioni për
Sëmundje Infektuese ka
përgatitur planin për kthimin gradual në normalitet.
Ai tha se
protokollet që janë
përgatitur nga ekspertët dhe
komisioni, do të prezantohen gjatë javës së ardhshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“
Komisioni për
Sëmundje Ngjitëse ka
përgatitur të gjitha
protokollet për funksionimin e shumë segmenteve shoqërore, operatorëve ekonomik, fabrikave, transportin publik. Javës tjetër do të zyrtarizohen pas konsultimeve finale me të gjithë segmentet e prekura me qëllim që të dëgjojmë sugjerime eventuale, pas së cilës do të prezantojmë në opinion. Sipas meje këto janë zbutje e ndalesave”, tha
Filipçe.
Ai shtoi se i gjithë plani do të zbatohet në mënyrë graduale.
Ditë më parë
Filipçe tha se në vjeshtë pritet të ketë valë të re të të infektuarve nga coronavirusi, por shtoi se tanimë shteti ka përvojë dhe do të jenë të
përgatitur për gjithçka.
Shtuar më 30/04/2020,
ora 16:07