Filipçe: Nuk ka problem nëse Kosova vendos test PCR për shtetasit tanë
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në deklaratë për media tha se nuk paraqet problem nëse Kosova vendos test PCR për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që dëshirojnë të udhëtojnë për në Kosovës, raporton TV21.

Filipçe komentoi edhe deklaratën e ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ku tha se nuk ka qenë i informuar për masat e reja.

“Vendimi ka ardhur pas konsultimit në Komisionin për sëmundje ngjitëse pas disa analizave”, tha Filipçe.

Në seancën e djeshme Qeveria e Maqedonisë miratoi propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për test PCR-negativ për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi.
Shtuar më 09/07/2020, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori